Koncert humanitar me rastin e Ditës Botërore të Shkopit të Bardhë

Me rastin e Ditës së Shkopit të Bardhë në Armatën e Maqedonisë më 20 tetor do të ketë koncert, paratë e fituara nga shitja e tyre do të donohet për personat me nevoja të veçanta, njofton Portalb.mk.

“Nesër, më 20 tetor, në ora 19:30, projekti për fëmijët me pengesa në të pamurit do të organizohet koncert muzikor në “Shtëpinë e Armatës” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Koncerti humanitar do të donon mjetet nga biletat e shitura për nevojat e personave me pengesa në të pamurit në Republikën e Maqedonisë”, njoftojnë organizatorët.

Në këtë koncert, me pika muzikore do të paraqiten shoqata kulturore artistike “Biljana”, “Duo Shkupi”, Zharko Dimitrievski, Kristina Arnaudova, Elena Petreska, Zuica Lazova dhe Violeta Tomovska.

Ky koncert realizohet në kuadër të projektit që ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe qasjen e shërbimeve arsimore për fëmijët me pengesa në të pamurit, me një fokus të veçantë në zhvillimin e resurseve për shkrim-lexim në gjuhët lokale. Përveç kësaj, projekti bën dhe kontrolla të syve për fëmijët e moshës parashkollore.

Projekti realizohet në bashkëpunim të Universitetit të Evropës Jug-Lindore, Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe Fondacionit Ndërkombëtar të Klubeve Lajons (LCIF).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button