Një grua ka gënjyer se është fallxhore dhe ka vjedhë arë me vlerë prej 60.000 denarë

Një shkupjane dje ka paraqitur një rast se është mashtruar dhe dëmtuar nga një grua e panjohur për rreth 60.000 denarë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, dje në orën 12 e 30 në Stacionin policor Gazi Babë M.R (43) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njëjtë rreth orës 10:00 nga ana, deri tani, një grua e panjohur e ka mashtruar dhe dëmtuar për rreth 60.000 denarë. Domethënë, ajo grua ka shkuar te ajo në shtëpi dhe ka shitur veshje, por e dëmtuara e ka refuzuar, ku pastaj e njëjta kërkoi kafe dhe M.R e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj. Por ajo prej kur ja hyrë në shtëpi dhe ka filluar t’i tregojë disa punë për familjen e M.R  i tha se di të shikojë faull duke kërkuar në ar. Prej kur e dëmtuara ia ka dhënë arin (nëntë unaza të arit, burmë, hallka dhe dyvathë), kryerësja e veprës i ka thënë që t’i largojë gjërat e këqija dhe se patjetër duhet të shkojë në kishë dhe të kthehet për një orë, ajo pasi i la arin e saj, ndërsa ajo ia ka marrë arin dhe nuk u ka kthyer. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button