Polici “viktimë” nga Sveti Nikolë është incizuar se si i ka rrahur brutalisht disa persona (FOTO/VIDEO)

Një video incizim e bërë me telefon mobil është e kundërta me deklaratën e policit nga qyteti Sveti Nikolë, i cili në disa media është treguar si viktimë dhe se ka qenë i rrahur nga aktivistët e LSDM-së. Videon te NOVA TV e dorëzoi një dëshmitar i incidentit që ndodhi të dielën pas shpalljes së rezultateve të votimit të zgjedhjeve lokale. shkruan NOVA TV, njofton Portalb.mk.

NOVA TV mori konfirmim nga burimet policore se videoja është e besueshme dhe se personi me maicë të kuqe që ka rrahur disa njerëz është polici O.C nga Sveti Nikol, për të cilin është hapur procedurë hetimore.

Sipas versionit të policit O.C atë natë, prej kur u shpall fitorja e kandidatit të LSDM-së për kryetar komune të Sveti Nikolës, me qindra aktivist të LSDM-së kanë shkuar para ndërtesës së tij duke festuar fitoren me qëllim që ta provokojnë, sepse ai nuk e ka përkrahur opsionin e tyre politik. Ai ka thënë se ka dalë duke u munduar ta qetësojë situatën, por turma e ka sulmuar fizikisht, ndërsa djali i tij i vogël i ka lutur ta lëshojnë. Ai në Televizionin NOVA të Sead Koçanit është ankuar se edhe më parë e kanë kërcënuar se pas zgjedhjeve do ta “zhdukin”. Në mbrojtje të tij qëndroi edhe ish-shefi i Zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili e ka shpërndarë në facebook “dëshminë tronditëse”.

Por, sipas videos që arriti te NOVA TV është pikërisht polici ai që ka sulmuar disa persona me grushte dhe bokse. Në video shihet qartë se si ai me forcë e ka goditur një vajzë dhe pastaj i është vërsulur një vozitësi në veturë. Rrahja ka vazhduar disa minuta, por askush nuk pati forcë ta ndalojë. Në disa pjesë të videos ku dëgjohen zërat e sulmuesve NOVA TV e ka nxjerrë zërin me qëllim që ta mbrojë identitetin e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për këtë incident të hënën deklaroi se më shumë persona janë lënduar në Sveti Nikolë kur polici nga Sveti Nikolë, i cili nuk ka qenë i angazhuar nga puna, dhe grupa e qytetarëve e kanë prishur rendin publik dhe qetësinë gjatë festimit të fitores së kandidatit për kryetar komune në Sveti Nikolë.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën mjekësore Sveti Nikol, ndërsa polici vetë është paraqitur në stacionin policor në Sveti Nikolë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Sveti Nikolë dhe në hetim është kyçur Reparti i kontrollit të brendshëm dhe standardet profesionale të MPB-së.

Në Sveti Nikolë në zgjedhje lokale fitoi kandidati i LSDM-së, Sasho Vellkovski i cili mori më shumë vota nga kundërshtari i tij i VMRO-DPMNE-së, Zoran Tasev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button