Shkupi u mund nga MZT-ja

Basketbollistët e Shkupit kanë pësuar edhe disfatën e dytë në po aq ndeshje të luajtura në debutimin e tyre në kuadër të Ligës së Parë. Kësaj radhe edhe pse me dy amerikanët e ardhur në radhët e djemve nga Çairi, kampioni aktual i Maqedonisë, MZT-ja, ishte shumë më e fortë për të arritur djemtë e trajnerit Enver Miftari që të bëjnë befasinë.

Edhe pse KB Shkupi ishte nikoqire, ndeshjen e luajti në QS “Jane Sandanski”, shkaku se palestra “Shaban Tërtsena” nuk i plotëson kushtet. Në këtë ndeshje rezultati ishte i barabartë vetëm në minutat e para, pasi që nikoqirët gjatë gjithë ndeshjes dominuan. Ndeshja përfundoi me rezultat 71:97, ndërsa te ekipi i KB Shkupit, Ty Harris u tregua më i miri duke e mbyllur ndeshjen me 28 pikë. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të enjten (21.10.2017), kur do të jetë nikoqire e liderit të tabelës, skuadrës së Bllokotehna. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button