Tillerson: Ushtria e Mianmarit përgjegjëse për krizën me Rohingya

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se udhëheqjen ushtarake të Mianmarit e mban përgjegjëse për krizën aktuale të refugjatëve, që ka prekur popullsinë myslimane Rohingya të këtij vendi, përcjell REL.

Mbi gjysmë milioni Rohingya kanë ikur në Bangladesh javëve të fundit.

Ushtria thuhet se ka nisur persekutimin e dhunshëm të tyre, pas një sulmi të militantëve Rohingya në postblloqet e sigurisë.

“Ne e mbajmë udhëheqjen ushtarake përgjegjëse për atë që po ndodh në shtetin Rakhine. Bota nuk mund të qëndrojë pa bërë gjë përballë mizorive që po raportohen në këtë zonë”, tha Tillerson.

Komentet e tij pasojnë një raport të organizatës Amnesty International, i cili ka akuzuar forcat e sigurisë në Mianmar për spastrim sistematik të myslimanëve Rohingya.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button