fbpx

Fillon edicioni i 36-të i Festivalit të Xhazit në Shkup

Me koncert të trios David Helbok nga Austria dhe të ansamblit të madh nga Norvegjia – Trondhejm xhaz orkestra me Ole Morten Vagan, sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 36-të i Festivalit të Xhazit në Shkup. Në katër ditët e festivalit janë paralajmëruar emra aktual dhe të shquar të muzikës xhaz nga SHBA-ja, Evropa dhe Afrika.

“Ekskluzivisht, për një koncert të vetëm evropian nga Çikagoja vjen njëra ndër këngëtaret më të mira të xhazit në botë – Di Aleksander (20 tetor). Në mbrëmjen e njëjtë (21 tetor) do të interpretojnë dy emra legjendar nga SHBA-ja – Mark Ribo me projektin Jang Filladelfians dhe Stiv Kolmen me legjendarët Fajf elements”, kumtoi Festivali i Xhazit – Shkup.

Nga Norvegjia, mysafir do të jetë edhe ansambli Pal Nilsen-Lav Larxh Junit, i cili do të interpretojë në fund të festivalit (22 tetor). Një ndër pianistët më të mirë në botë të xhazit, Kreg Tejborn, do të interpretojë me kuartetin e tij, ndërsa krahas trios David Helbok, nga Austria, mysafir në Festival do të jetë edhe Interzone e Mario Rom.

Janë paralajmëruar edhe dy koncerte të mesnatës me lexhendat e afro-bitit, Orlando Xhulius dhe Heliocentriks dhe Entoni Xhozef me grupin e tij. Solo interpretim do të ketë emri i madh i xhazit italian – Roberto Otaviano.

Në katër netët kryesore (19-22 tetor) koncertet do të mbahen në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me fillim prej orës 20:00. Në mbrëmjen e dytë dhe të tretë (20 dhe 21 tetor) koncertet e mesnatës do të mbahen në Sallën Densing të Qendrës rinore kulturore. Ditën e katërt do të ketë koncert të pasdites në kinemanë “Frosina” në QRK me fillim prej orës 17:00.

Do të ketë edhe program të posaçëm shtesë, i përpiluar nga projeksione të dy filmave dokumentar dhe një prezantimi multimedial.

Prezantimi i Iço Vidmar “New Music In New York” dhe projeksioni i filmit dokumentar “The Jazz Loft According To W. Eugene Smith” do të mbahen në kinemanë “Frosina” më 21 tetor me fillim prej orës 15:00 dhe 16:00. projeksioni i filmit “Dixieland” (program për të rinj) është në bashkëpunim me festivalet “Xhifoni” dhe “Makedoks” dhe do të mbahet në kinemanë “Frosina” nesër prej orës 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button