Është mbyllur kufiri me Greqinë, në grevë doganierët grekë

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, sot do të ndërpritet komunikacioni në kufirin shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kufirin do të mund ta kalojnë vetëm këmbësorët.

Siç kumtuan nga MPB, në Vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërprerja do të jetë 24-orëshe, dhe fillon sot prej orës 6:00, njejtë si edhe në Vendkalimin Mexhitli, ku ndërprerja është paralajmëruar prej orës 6:30.

Në Vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër ndërprerja e komunikacionit në kufi do të jetë vetëm sot prej orës 5:00 deri në orën 23:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button