Detaje nga arrestimi i Grujovskit dhe Nikollovskit

Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, dy ish-shefa në MPB, të cilët janë akuzuar nga PSP në lëndën “Fortesa” mbrëmë janë arrestuar në Selanik të Greqisë, njofton Portalb.mk.

Grujovski dhe Boshkovski afët 4 muaj kanë qenë në arrati pasi që Gjykata Penale Shkup 1 u caktoi masë paraburgimi. Grujovski dhe Boshkovski janë arrestuar me një grup me edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë pasur pasaporta të rrejshme bullgare. Nga  gjashtë persona vetëm Grujovski dhe Boshkovski janë kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar, ndërkaq me ta merret intelegjenca greke.

Autoritetet greke konfirmuan se kanë arrestuar dy burra në aeroportin në Selanik, të cilët nga Maqedonia kërkohet për akuzat lidhur me përgjime të paligjshme, transmeton BTA.

Policia kumtoi se të dy janë arrestuar natën e kaluar në aeroportin në Selanik me dokumente të rreme bullgare.

Një përfaqësues nga gjyqësia greke, i cili dëshiroi anonimitet deklaroi se akuzat për këta dy persona lidhen me skandalin për përgjigjet e paligjshme.

Ministria e Drejtësisë duhet ta fillojë procedurën për ekstradimin pasi do ta marrë lajmin nga Interpoli për arrestimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Greqinë fqinje.

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se ende nuk kanë marrë një raportim të tillë.

Sipas disa burimeve jozyrtare, ata në fillim ishin vendosur në një shtëpi-uikendi të një shtetasi të Maqedonisë të locuar në këmbën e parë të Halkidikit, por më vonë janë zhvendosur në një banesë në Selanik. Pas arrestimit që të dy janë transferuar në burgun hetimor, ku do ta presin procedurën për ekstradim.

Arratinë e tyre tremujore e ka ndërprerë policia greke, e cila ka vepruar sipas urdhër-arrestit ndërkombëtar të MPB-së së Maqedonisë. Sipas informacioneve jozyrtare, të dy gjoja janë arrestuar në aeroportin në Selanik, prej ku kanë planifikuar të udhëtojnë me pasaporta të falsifikuara bullgare.

Procedura dhe tërë procedura për ekstradim mund të zgjasë prej 3 deri më 8 muaj, pavarësisht dëshirës.

Ndryshe, Grujovski, ka pasur edhe identitet tjetër, ai është quajtur Vladimir Valerov.

Drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, në një intervistë tha se do të dëshmohet se si ai ka marrë identitet të dytë. Sipas tij, sipas të gjitha gjasave janë shkelur rregullat për mbrojtjen e dëshmitarit të mbrojtur.

“Sipas rregullativës ligjore, ajo është në pjesën e dëshmitarëve të mbrojtur. Identitet të dyfishtë ka, dhe ato janë të rregulluar me ligj. Në lidhje me DSK-në, mund të konfirmoj se ne nuk kemi praktika të identitetit të dyfishtë, pasi që puna jonë është brenda territorit të Maqedonisë dhe ne nuk kemi nevojë për identitet të dyfishtë për të punësuarit tanë. Sipas të gjitha gjasave janë shkelur rregullat për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur”, tha Nikollovski.

Të dytë nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Mediat nxorën informata se të njëjtët gjenden në Bosnjë e Hercegovinë dhe se Goran Grujoski për t’u arratisur ka marrë identitet tjetër, atë të kolegës së tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit. Gjykata e Apelit u përcaktoi paraburgim si të dyshuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button