fbpx

Prokuroria analizon 140 biseda telefonike për 27 prillin

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar përpiqet që të gjejë që të zbulojë vendodhjen e pronarëve të qindra telefonave celular nëpërmjet të cilëve u realizuan biseda gjatë të enjtes së përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Siç kuptojnë nga “TV 24” në këtë hetim përfshihen 140 biseda telefonike me qëllim që të zbulohet burimi apo nxitja e sulmit dhe pjesëmarrësve të terrorit të 27 prillit.

Sipas të njëjtave burime thuhet se Prokuroria ka pasur kërkesa edhe ndaj operatorëve mobil pasi që siç edhe qarkulluan lajmet muaj më parë, sulmuesit e Kuvendit, edhe pse kanë paraqitur vetëm një numër mobil, ata atë ditë kanë përdorur disa sosh.

Numër i madh i numrave dhe celularëve, pas sulmit të 27 prillit kanë përfunduar në mbeturina me qëllim që të fshihen dëshmitë. Procedurën parahetimore e vështirëson fakti se më herët pjesëmarrësit e në sulmin e 27 prillit nuk kanë qenë të përndjekur penalisht dhe se për herë të parë atë natë kanë hyrë në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë, kurse sipas video-incizimeve shihet se ata shumë shpejtë kanë arritur të gjenden në hapësirën e këtij institucioni.

Ndryshe, sot në Prokuroria Themelore Publike- Shkup përcaktoi masë paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve për katër persona për sulmin ndaj Ziadin Selës kurse i pesti i sëmurë, të cilat janë nën hetimin e veprës penale të bërë “tentativë për vrasje të kryer në bashkëpunim” në sulmin e 27 prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button