fbpx

Dy ish ministra sllovakë dënohen me burg

 Dy ish ministra sllovakë janë dënuar me dënim me burg sepse vetëm në tabelën e njoftimeve kanë publikuar tender në vlerë prej 120 milionë euro dhe me atë e kanë ulur numrin e pjesëmarrësve potencial të tenderit.

Ish ministrat e Ndërtimitarisë Marijan Janushek dhe Igor Stefanov nga Partia Popullore Sllovake janë dënuar në 12 dhe nëntë muaj e gjysmë burg dhe dënim në para me nga 30.000 euro, transmeton MIA.

Ata në vitin 2007 kanë publikuar tender për shërbime juridike dhe reklamuese për Ministrinë e Ndërtimtarisë  vetëm në njërën nga tabelat e njoftimeve në Ministri, me çfarë dukshëm e kanë zvogëluar numrin e pjesëmarrësve potencialë të tenderit.

Si pjesëmarrës të vetëm në tender, ka fituar firma e cila ka qenë e ndërlidhur me liderin e atëhershëm të partisë së tij Jan Slot dhe e ka marrë punën në vlerë prej 120 milionë euro.

Gjykatësja e cila udhëhiqte me rastin theksoi se ata kanë vepruar “në kundërshtim të parimit për transparencë” sepse nuk e kanë ofruar tenderin në mënyrë që do të mundësonte numër më të madh të të interesuarve që të paraqiten.

Në kohën kur është shpallur tenderi Stefanov ka qenë funksionar i lartë në Ministri, ndërsa e trashëgoi Janusheku pasi është shkarkuar nga ish ministri Robert Fico.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button