ARM: Realizohet me sukses stërvitja “Sfidë 2017”

Në kuadër të aktivitetit stërvitës dypalësh “Sfidë 2017” në të cilën marrin pjesë pjesëtarë të njësiteve për mbrojtje kundërajrore të ARM-së dhe Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë, sot në poligonin e armatës “Krivollak” realizohet gjuajtja teknike e caqeve në hapësirën ajrore me sistem të lehtë transmetues raketor (SLTR) “Gjilpëra-S”, e cila njëherit ka qenë edhe ditë për vizitorë, transmeton MIA.

Siç informojnë nga ARM-ja, gjuajtja me SLTR “Gjilpëra-S” është kryer me sukses, me ç’rast janë shfaqur performansat e këtij lloji të sistemeve luftarake dhe municionit, ndërsa pjesëmarrësit kanë demonstruar stërvitje të shkëlqyer dhe dituri. Të gjitha raketat e gjuajtura i kanë goditur caqet me precizitet të lartë.

Aktiviteti i sotëm ka qenë i përcjellë nga ana e ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Millan Jazbec, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali i brigadës Zoran Milevski, gjenerali i brigadës së ARM-së, Azim Nuredin, Mirçe Gjorgjovski dhe orce Jordev, gjenerali i brigadës Millan Zhurman nga FU të Republikës së Sllovenisë, komandanti i njësiteve të ARM-së dhe përfaqësues të SHM të ARM-së.

Bashkëpunimi dypalësh mes armatave të Maqedonisë dhe Sllovenisë, në pjesën e mbrojtjes antiajrore, filloi para dhjetëve vjetëve, ndërsa këtë vit për të shtatën herë me radhë realizohet aktivitetet i përbashkët nën emrin e njohur “Sfidë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button