Gjykata e Hagës do ta shpallë aktvendimin për Ratko Mlladiqin më 22 nëntor

Gjykata ndërkombëtare për krime ushtarake në ish-Jugosllavi sot kumtoi se aktvendimi për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, do ta publikojë më 22 nëntor.

Prokuroria e Tribunalit e ngarkon Mlladiqin për krim të kryesuar gjatë luftës në BeH nga viti 1992 deri në 1995.

Më preciz, në aktin e prokurorisë, ai ngarkohet për gjenocid, përndjekje, spastrim, vrasje, deportime, shpërngulje të dhunshme, terror, sulme joligjore mbi civilë, marrje pengjesh, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftimit.

Aktvendimin duhet ta shqiptojë Këshilli gjyqësor nga gjykatësi Alfonso Oriejo.

Bëhet fjalë për aktvendimin të shkallës së parë, në të cilën do të mund  të apelojnë Tribunali i Hagës dhe mbrojtja e Mlladiqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button