Dashuroni kafenë? Kjo mund të jetë arsyeja pse nuk humbisni në peshë!

Lufta me peshën është një nga arsyet primare pse shumica e njerëzve priren gjithmonë të kujdesen për shëndetin. Dietat, ushqimi i kontrolluar, aktiviteti fizik – janë këto kryefjala e një trupi të mirëformuar e çdo herë në formë. Por, ndodh që edhe pas shumë përpjekjesh për arritjen e një rezultati të tillë, pritshmëritë të shemben menjëherë sapo hipim mbi peshore. Arsyeja? Përveç faktit se çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ushqimeve në tërësi, një tjetër faktor që mund të jetë duke ndikuar në këtë aspekt mund të jetë edhe…kafeja, shkruan Bordo.al. 

Ndoshta është e dhimbshme për të apasionuarit pas kafes, por konsumimi i kësaj të fundit është vërtetuar se ndikon në parandalimin e humbjes në peshë. Kryesisht, kafeina ka vetinë të rrisë nivelin e hormoneve anti-stres, si adrenalina, noradrenalina etj, duke na dhuruar kështu plot energji për aktivitetet në vijim. Nga ana tjetër, një emergjencë e tillë për aktivizimin e shumë hormoneve njëherësh ndodh të mos jetë aq shumë  në favor të organizmit. Trupi predispozohet të djegë energji pafund, gjë që çon në shtimin e oreksit. Një nevojë e tillë imediate për konsumimin e ushqimit shpesh na adreson drejt produkteve jo fort të shendetshme, si karbohidratet apo sheqernat. Si për të mos mjaftuar kjo, fakti që kafeina qendron në organizëm për  rreth pesë apo gjashtë orë, lidhet drejtpërdrejtë me pagjumësinë, një element ndikues në shtimin e oreksit. Me pak fjalë, herën tjetër që mendoni për filxhanin e kafesë, mundohuni ta zëvendësoni atë me çaj jeshil apo ndonjë lëng frutash të shtrydhur vetë. Ju sigurojmë, që ndikimi anti-stres vlen njësoj edhe për prduktet e lartpërmendura. Pra, nëse dëshironi të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga lufta me peshën, duhet fillimisht t’i jepni lamtumirën…kafesë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button