Shkëndija pas penaltive eliminoi Rabotniçkin

Ekipet e Ligës së Parë, Shkëndija, Renova, Pelisteri, Pobeda dhe Akademija Pandev kanë siguruar kalimin në raundin e 1/4 të finales së Kupës së Maqedonisë.
Skuadra e Shkëndijës eliminoi Rabotniçkin vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi edhe ndeshja e dytë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Renova ruajti epërsinë e një goli nga ndeshja e parë (3:2), pasi në Strugë ndaj Struga Trim Lum luajti sot baraz 2:2. Akademija Pandev ka mundur Sileksin me rezultat 5:0, ndërsa Pobeda e mundi Bregallnicën me rezultat 5:1.

Euromilku u mund nga “Skopje” me 3:0, ndërsa dje Teteksi e kishte eliminuar Novacin. Shkupi dhe Vardari ndeshjet e tyre të 1/8 do ti luajnë me 08.11.2017 dhe 29.11.2017. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button