fbpx

Dëmtim horror në NBA (Kujdes! Pamje të rënda)

Ngjarjet shokuese nuk i kanë munguar as ditës së parë të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA, shkruan Top ChannelNjë dëmtim i tmerrshëm ishte ai që pësoi Gordon Hayward, i cili vetëm 5 minuta e 15 sekonda pasi kishte nisur karrierën e tij me Boston Celtics, është gjendur i përplasur në parketin e “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, me këmbën e majtë në një pozicion aspak natyral.

Megjithatë, sfida e mbrëmshme mes Clevelandit dhe Bostonit ishte edhe njëherë prova më e qartë se LeBron James është basketbollisti më i fuqishëm në planet, teksa i dhuroi ekipit të tij fitoren e parë sezonale 102-99, me një shfaqje me shifra mbresëlënëse: 29 pikë, 16 topa në tabelë dh 9 asiste.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë e Kyrie Irving si kundërshtar i Cleveland, me basketbollistin që kishte mundësinë ta çonte sfidën në kohën shtesë, por gaboi në 3-pikëshin vendimtar. Në fund, sigurisht që u ngushëllua nga “King” James, mjeshtri nga i cili u largua.

E pavarësisht rezultateve, ajo që do të mbahet më shumë mend nga akti i parë i NBA-së është pikërisht dëmtimi i Hayward, heshtja që pasoi në parket dhe nga shkallët e tejmbushura me tifozë, pikërisht sepse ishte një incident që vështirë të besohet të jetë i vërtetë.

Hayward është rikthyer në Boston, ku shokët e tij do të përballen mbrëmjen e sotme me Milëaukee.

“Më kanë thënë se kavilja i ka dalë nga vendi e kishte ndryshuar drejtim, si dhe ka thyer tibian”, shpregoi Brad Stevens, trajner i Celitcs, i cili gjithsesi pret me padurim talentin e skuadrës së tij të rikthehet për të ndërtuar diçka të rëndësishme së bashku.

Hayward vishte për herë të parë fanellën e gjelbërt me numrin 20, por doli me barrelë nga parketi dhe me këmbën e majtë të “futur në allçi”, megjithëse u mundua që t’u buzëqeshte të pranishmëve.

E gjithë NBA-ja është solidarizuar me të dhe luten për shërimin e tij të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button