Sera: Ambienti politik në Maqedoni premton ndryshime pozitive

Ambienti politik në Republikën e Maqedonisë premton ndryshime pozitive. Reformat e filluara nga ana e Qeverisë japin orientim për lëvizjet e ekonomisë, tha ambasadori i Mbretërisë së Spanjës Emilio Lorenco Sera në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin e çështjeve ekonomike Koço Angjushev.

Angjushev i uroi emërimin e ambasadorit të ri spanjoll dhe shprehu pritje se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë.

“Qeveria krijon ambient politik dhe ekonomik me të cilin Maqedonia do të jetë mik i mirë dhe partner i të gjitha vendeve, ndërsa mbështetja nga Spanja, si anëtare e Bashkimit Evropian është veçanërisht e rëndësishme. Investitorët e huaj, duke i përfshirë edhe ata nga Mbretëria e Spanjës janë të mirëseardhur për të investuar në Republikën e Maqedonisë”, nënvizoi zëvendëskryeministrin .

Bashkëbiseduesit u angazhuan për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, energjetikës – përmes burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes projekteve për menaxhim të duhur me mbeturinat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button