A do të del ASH-ja nga Qeveria e Maqedonisë? Komentojnë Osmani dhe Aziri (VIDEO)

“Arsyet pse nuk ndodhi më herët, nuk është koha që t’i flasim tash pasi që kjo marrëveshje është orientim drejt të ardhmës”, ishin fjalët që shefi i shtabit zgjedhor i BESA-s, Afrim Gashi nisi sqarimin e marrëveshjes ASH-BESA sot gjatë nënshkrimit të saj me shefin e shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, shkruan Portalb.mk.

Megjithëse orientimit drejt të ardhmës, akuzat e Bujar Osmanit të BDI-së dhe koalicionimit me parti opozitare, nga ASH-ja hedhën poshtë mundësinë e dajles nga Qeveria e Maqedonisë.

“Askush nuk e vendos për pozitën e Aleancës për Shqiptarët në skenën politike në Maqedoni dhe as për pozitën e saj në Qeverinë e Maqedonisë. ASH-ja është pjesë e Qeverisë sepse ka qenë iniciatore dhe zëri kryesor i nevojës për reforma në bllokun politik shqiptar. Jemi të përkushtuar që edhe më tej t’i vazhdojmë dhe t’i zhvillojmë reformat gjithandej në institucionet rreth dhe në shoqërinë e Maqedonisë”, tha Aziri.

Aziri bëri të ditur se ASH-ja do të jetë opozitë e BDI-së në pushtetin lokal.

“Duhet të kujtojmë se BDI për 15 vjet ka pushtet apsolut si në pushtetin lokal edhe në atë qendror. Dhe ne konsiderojmë se përgjegjësia kryesore për këtë moszhvillim dhe për këtë stagnim i takon BDI-së dhe s’ka se si të mos jemi opozitë e kësaj forme të menaxhimit”, tha Aziri.

Elmi Aziri i ASH-së tha se: “Vendin në Qeveri nuk e kanë ata të cilët kanë qenë pjesë e sistemit të kriminalizuar, sistem i cili është identifikuar me hajni, kriminalitet dhe amoralitet. Prezenca jonë në Qeveri nuk është si rezultat i dëshirës sonë por si gatishmëri e ASH-së që të marrë përgjegjësinë që ta nxjerrë një të keqe. Fatkeqësisht për shkak të numrave u desh që në Qeveri të hyjë edhe BDI”, tha ai.

Në lidhje me këtë, në konferencën paraprake të BDI-së, Bujar Osmani tha se meqë bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare, do të vendoset se çfarë do të ndodh me tutje me përbërjen qeveritare.

“Meqë bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare ku kemi spekulime se kemi koalicione edhe me parti maqedonase në tërë atë grup, mendoj se partnerët koalicionues qeveritar do të ulen dhe do të sjellin vendim se çfarë do të ndodh më tutje”, tha Osmani.

Përndryshe, këto përplasjesh dhe spekulimesh mediatike vijnë pasi që dje partia në qeveri, Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe ajo e Lëvizjes BESA në krye me Bilall Kasamin arritën marrëveshje për përkrahje në rrethin e dytë zgjedhor të lokaleve. Kjo përkrahje, siç e quajtën nga ASH dhe BESA ka për qëllim rrëzimin e së keqes tjetër të pushtetit 12-vjeçar, BDI-VMRO.

Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor. BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë komuna si: Strugë, Bogovinë, Dibër, Gostivar dhe Vrapçisht kurse BDI dhe BESA do të garojnë në 7 komuna edhe atë të Sarajit, Likovës, Tearcës, Çairit, Tetovës dhe Zhelinës.

LEXO MË SHUMË:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button