Rrihet një burrë në një udhëkryq në Shkup nga 4 persona

Katër persona në Shkup të hënën rreth orës 16:20 e kanë rrahur një burrë në udhëkryqin “Koce Metalec” me rrugën “Ferid Bajram” në Shkup. Dhunuesit ende të panjohur, kanë qenë me veturë “Citroen”, ndërkaq e kanë sulmuar fizikisht G.V. (46) nga Shkupi, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

“Ata e kanë goditur me boksa dhe shqelma në trup, ndërkaq njëri nga ta është përpjekur që ta sulmojë me thikë, por nuk ka arritur. Më pas, personat kanë ikur në drejtim të panjohur. G.V. me veturën e Ndihmës Urgjente është dërguar në Qendrën Urgjente ku i janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur në spital për mjekim të mëtutjeshëm. Arsye për sulmin fizik sipas të gjitha gjasave ka qenë pasi që G.V. është përpjekur që t’u tregojë veturave të cilat kanë kaluar në udhëkryq që të vozisin më me kujdes, pasi që më parë ka ndodhur aksident trafiku në të cilin ka qenë edhe djali i tij”, thuhet në raportin e MPB-së.

Po ndërmerren masat për t’u pastruar rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button