Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka kryer mbikqyrje në Kompleksin e Minierës Kazandoll dhe Vallandovë

Inspektorati  Shtetëror i Mjedisit Jetësor sot ka kryer mbikqyrje e jashtëzakonshme në Kompleksin e Minierës Kazandoll, Vallandovë. Mbikqyrja e jashtëzakonshme është realizuar pas Parashtresës së dorëzuar nga shoqata e qytetarëve „Shpëtim për Ne “ nga Gjevgjelia, ndërsa në lidhje me rezultatet që kanë të bëjnë me mospërputhjet e supozuara në zbatimin e procedurës për Vlerësimin Strategjik të Ndikimit ndaj Mjedisit Jetësor.

“Gjatë mbikqyrjes inspektuese,  është kërkuar një inspektim në dokumentacionin, të  cilin  sipas legjislacionit ekzistues, në këtë fazë të ndërtimit, personi juridik është i detyruar ta ketë atë dhe ta dorëzojë atë për inspektim. Pas shqyrtimit të dokumentacionit u konstatua se e njëjta është në dispozicion të publikut në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në linkun vijues http://www.moepp.gov.mk/?page_id=8255. Në të njëjtën link  është gjithashtu në dispozicion Raporti përfundimtar i diskutueshëm mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor .

Ajo që ne duam të theksojmë është se me kërkesën e personit juridik është monitoruar cilësia e ajrit të ambientit për grimcat PM10 dhe SO2, ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore, toka  dhe niveli i  zhurmës të emetuar në mjedisin e kompleksit të minierës Kazandol – në fazën e ndërtimit të  kompleksit. Monitorimi, gjegjësisht matjet, u realizua nga një laborator i akredituar i Mjedisit Jetësor Tehnolab, në Shkup, në ditët 06-07.09.2017. Nga raportet e pranuara për të gjitha ekzaminimet e mësipërme, në pjesën  e Mendimeve  dhe Komenteve  thuhet se nuk ka tejkalim  të parametrave të matur sipas rregulloreve  të vlefshme në Republikën e Maqedonisë, përveç tokës, dhe kjo është një medium për të cilin akoma nuk ka ligje dhe rregullore. Në këtë kontekst, për këtë  medium në Mendimet  dhe Konkluzionet thuhet  se nga rezultatet e nxjerra nga analizat mund të konkludojmë se nuk ka tejkalim të vlerave kufitare  sipas rregullave holandeze dhe kanadeze, me përjashtim të vlerës së pH të mostrës P3 – liqenit për rafinimin dhe rezervatin P4 për acid.

Përndryshe, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta, ISHMJ në periudhën e ardhshme do të kryejë mbikëqyrjen e rregullt të personit juridik për të vepruar në fazën e ndërtimit dhe pastaj, në përputhje me autorizimet dhe obligimet ligjore, do të kontrollojë masat për mbrojtjen që ndërmerren nga Kompleksi i Minierës  Kazandol në përputhje me dokumentet e miratuara të projektit nga institucionet kompetente dhe në bazë të rezultateve të marra nga monitorimi i kryer”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button