Marrëveshja Aleanca – BESA, Gashi: Nuk është garancë se do të fitojmë

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve komunale të 15 tetorit, që do të mbahen më 29 tetor, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e Portalb.mk për përfaqësuesin e shefit të Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, se si do ta dëshmoni fitoren e komunave ku do të duhen edhe votat maqedonase për ta mposhtur BDI-në, Gashi tha se verdiktin e japin qytetarët dhe për atë ata do të vendosin.

“Askush nuk tha se do të fitojmë. Ne jemi këtu për t’i ftuar votuesit tanë që të dalin dhe të votojnë, verdiktin e japin ata, vota është e qytetarëve. Ne nuk mund t’ia imponojmë asnjë njeriut që të votojë për neve. Ne do të bëjmë çmos që ne të organizohemi si dy subjekte që të dalim fitues, numrat e përbashkëta të dy subjekteve tona japin shumë shpresë. Ata nuk japin dëshmi se do të fitoni”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button