Një hap drejt…për nënat e dhunuara (VIDEO)

Derisa Qeveria e re është e përkushtuar në ndryshimet ligjore në sferën e sociales dhe po e kërkon modelin se si ta përparojë sipërmarrësinë sociale, organizatat qytetare përpiqen që përmes trajnimeve t’u ndihmojnë kategorive të lëndueshme sociale dhe ekonomike dhe t’i bëjnë konkurrentë në tregun e punës, përcjell Scoop.al.

Të ndihmuara nga programit Civica Mobilitas, disa organizata vendore kanë projekte të suksesshme përmes të cilave me dhjetëra gra janë punësuar.

Shumica prej tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje, të rrënuara, me vetëbesim të përkeqësuar, por pas trajnimeve ato ia dolën që të ngrihen nga fundi ku kishin rënë dhe dalëngadalë janë duke u bërë pjesë integrale e shoqërisë. A janë të mjaftueshme trajnimet e këtilla, që nënat që mbajnë veten dhe viktimat e dhunës të ecin drejt të ardhmes? A ka shteti kapacitet që të përfshihet në risocializimin e kësaj kategorie të grave? Edhe në disa çështje të tjera përgjigjen e jep storia në video “Një hap drejt…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button