Peticion në Serbi për dënim të përjetshëm me burg për vrasës të fëmijëve

Fondacioni “Tijana Juriq” nga data 23 deri më 29 tetor në më shumë se 40 qytete në mbarë Serbinë do të organizojë nënshkrim të peticionit për vendosje të dënimit të përjetshëm me burg për vrasës të fëmijëve.

Sipas propozimit të fondacionit, vrasësit e fëmijëve nuk do të kenë të drejtë për falje.

“Nëse në të ardhmen miratohet ky propozimi ynë, kjo për ne është shumë me rëndësi. Para pak kohësh në Nish kishim rast kur është falur njeri i cili ka përdhunuar dy vajza,”, theksoi për RTS përfaqësuesi i fondacionit Igor Juriq, i cili është babai i të vrarës Tijana në korrik të vitit 2014 nga ana e Dragan Gjuriq, i cili tani vuan dënim me burg prej 40-të vjet.

Juriq vlerëson se ka dallim thelbësor mes 40 vjet burg dhe burgut të përjetshëm, duke shtuar se pret mbi 500.000 qytetarët të nënshkruajnë peticionin.

Затвор

Ai theksoi se fëmijët sot kanë shumë probleme dhe vlerësoi se është shqetësues fakti që Serbia është vend udhëheqës sipas shkallës së vdekshmërisë së fëmijëve.

Fondacioni” Tiojana Juriq” është organizatë jo fitimprurëse e themeluar në vitin 2016 me detyrë të kontribuojë për siguri më të madhe të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button