Klopp i kënaqur pas fitores

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur pas fitores 0-7 në udhëtim te Maribori të martën, transmeton Zeri.info.

Klopp mendon se fitoja e thellë në Ligën e Kampionëve do t’ia jep skuadrës shtysën e duhur para ndeshjes me Tottenhamin në fundjavë.

“Do t’iu jap lojtarëve shumë vetëbesim”, deklaroi Klopp për “Sky Sport”.

“Është mjaft e rrallë që të fitosh 7-0, por ne treguam që mund ta bëjmë ta pabesueshmen. Maribori kishte mjaft besim para ndeshjes për disa arsye. Ne mund të lexojmë gazetat këtu sepse asistenti e flet gjuhën dhe tha se ata ishin pozitiv sepse asnjë ekip anglez nuk kishte fituar në Maribor (në Ligën e Kampionëve). Djemtë e merituan këtë. Problemi i vetëm së fundmi ishte që të shpjegonin se pse nuk fitoni. Ndeshja e ardhshme është ndaj Tottenhamit, kështu që është shumë e mundshme të mos ketë rezultat të tillë. Kemi pesë ditë për të rimarra vetën dhe të përgatitemi dhe mezi po presim”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button