Çavushoglu: Turqia nuk përulet përballë imponimeve

 Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, në lidhje me bisedimet që do të zhvillohen me delegacionin e SHBA-ve për çështjen e vizave është shprehur se “Sigurisht që do të bashkëpunojmë në rast se ajo që do të pranojmë ne do të jetë në përputhje me ligjet, kushtetutën dhe sovranitetin tonë. Por Turqia nuk përulet përballë imponimeve. Ne i refuzojmë që në fillim kushtet që nuk mund të pranojmë. Ne jemi pro bashkëpunimit, por në Turqi ka një gjyqësor të pavarur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu ka pritur në një takim në Ankara ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Ndër të tjera në lidhje me situatën për qeverinë rajonale kurde të Irakut, Çavuşoğlu ka theksuar se “Qeveria rajonale kurde e Irakut ka bërë përllogaritjet e gabuara dhe nuk ka dëgjuar rekomandimet tona. Ndërkohë që ne ia kishim shprehur se mund të kishte probleme me të cilat sot po përballet. Kjo përllogaritje sigurisht që u kthye nga Bagdadi. Ata menduan se do të kishin më shumë përfitime, por nuk ndodhi kështu. Menduan se do të bashkonin kurdët, por ndodhi e kundërta dhe fatkeqësisht i ndau kurdët në Irak. Aktualisht ka një kaos të madh, ka një trazirë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button