Vuçiq e Scott flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott theksuan sot nevojën për të vazhduar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara më parë, duke përfshirë marrëveshjen për gjyqësorin dhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Në takim, ata gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes të dyja  vendeve dhe çështjet rajonale.

Me këtë rast, diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ftesën e kreut të shtetit serb për dialog të brendshëm mbi Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button