Tiranë, aksidentohet për vdekje 75-vjeçari

Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga makina teksa kalonte trafikndarësen e rrugës.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.50 të së martës në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, njofton Arbresh.info.

H.D, 75 vjeç ka vrapuar të kalojë trafikndarësen në një zonë ku nuk është vendkalim për këmbësorët, duke humbur ekulibrin, e për pasojë është rrëzuar. Në këtë moment sipër këmbësorit ka kaluar mjeti me targë AA 545 NN, me drejtues A. Y.

Për pasojë 75-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button