Kina vazhdon të investojë dhe të hapet ndaj botës

Presidenti kinez Si Xhiping, i cili njëherit është edhe njeriu i parë i Partisë komuniste të Kinës, sot në hapjen e Kongresit të 19-të kombëtar të partisë, theksoi se ekonomia kineze nuk do ta mbyllë derën ndaj botës por në mënyrë shtesë do ta hapë dhe premtoi “sjellje të barabartë” ndaj firmave të huaja që punojnë në Kinë.

“Hapja e ekonomisë do të sjellë progres ndërsa mbyllja do na kthejë prapa. Kina nuk do ta mbyllë derën ndaj botës por në mënyrë shtesë do të hapet”, theksoi Si Xhinping.

Sipas tij, autoritetet kineze do t’i mbrojnë të drejtat dhe interesat e investuesve të huaj dhe çdo firmë e cila do të punojë në Kinë do të ketë trajtim të drejtë dhe barbarët, theksoi presidenti kinez Si Xhinping para 2.287 delegatëve të pranishëm në Kongres.

19. Конгрес на кинеската партија

Ndryshe, për Kongresin, i cili për shumicën është vendimtare për ardhmërinë e Kinës, mbizotëron edhe interes i madh në botë, që u tregua edhe në konferencën e sotme për media në të cilën morën pjesë qindra përfaqësues të mediave të huaja.

Në konferencë u tha se Kina ka vendosur drejtime të qarta për reforma dhe hapje ndaj botës dhe prej këtij drejtimi nuk do të largohet.

Кинеска економија

Kongresi i sivjetëm i Partisë komuniste të Kinës mbahet në kohë kur të gjithë indikatorët tregojnë se ekonomia kineze është në rritje dhe se nuk ekzistojnë probleme këtë vit kjo të jetë 6,5 për qind, që para pak kohësh u konfirmua nga ana e drejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë Ning Xhizhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button