Në Barcelonë protestë për mbështetjen e liderëve të arrestuar katalanas

Në Barcelonë mbrëmë u mbajt protestë për mbështetjen e dy liderëve separatist katalanas, të cilët e mbështesin pavarësinë e Spanjës.

Pjesëmarrësit, numri i të cilëve arriti deri rreth 200.000 persona, kërkuan lirimin e Zhordi Sançez dhe Zhordi Kuishart, udhëheqësit e “Kuvendit kombëtar të Katalonjës” dhe “Omnium kultura”.

Ata dyshohen për nxitjen e kryengritjes.

Një pjesë e të pranishmëve, përmes ndezjes së qirinjve, shprehën solidaritet dhe brohoritën “nuk jeni të vetëm” dhe “liri”. Një pjesë kishin transparentë me shkrime “Liri për të burgosurit politik” dhe “Evropë, na ndihmoni”.

Tubimit iu bashkëngjitën edhe përfaqësues të Qeverisë rajonale, si dhe të Kuvendit të qytetit të Barcelonës.

Paraprakisht, kryeministri rajonal Karlos Puxhdemon dhe prefekti Ada Kollau, së bashku me një numër të madh njerëzish, morën pjesë para ndërtesës së Kuvendit të qytetit, derisa pjesëmarrësit mbanin transparentë të madhe në të cilin shkruante “Në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave”.

Demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera.

Qeveria rajonale e Katalonjës vlerësoi se vendimi i Gjykatës Supreme të Spanjës për caktim të paraburgimit për liderët separatist katalanas paraqet “promovkim nga ana e shtetit spanjoll”.

Sipas Prokurorisë spanjolle, Sançez dhe Kuishart më 20 shtator kanë organizuar një grup të demonstruesve, të cilët disa orë i kanë penguar tentimet e policisë kombëtare për bastisje të selisë së Qeverisë katalanase në Barcelonë.

Pas vendimit për paraburgim të Sançezit dhe Kuishartit, të cilët kishin rol kyç në përgatitjet dhe organizimin e referendumit për pavarësi të Katalonjës të mbajtur më 1 tetor, të cilin autoritetet në Madrid e shpallën për kundërligjor, në Barcelonë edhe paraprakisht janë organizuar protesta në të cilat pjesëmarrësit kanë marshuar nëpër rrugë duke goditur në tenxhere ose tava.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button