fbpx

Momenti kur Ronaldo godit fortë nga penaltia dhe lëndon portierin (VIDEO)

Nga njëmbëdhjetëmetërshi, futbollistët mund të jenë në gjendje të bëjnë që topi të depërtoj portierin me lehtësi, transmeton portali arbresh.info. Por, nuk është aq lehtë sa që duket.

Presioni për të ekzekutuar goditjen nga pika e bardhë është i madh dhe madje edhe lojtarët më të mirë në botë mund të dështojnë. Mund të marrin si shembull Lionel Messin, superylli argjentinas që padyshim është njëri nga lojtarët më të mirë në botë por nuk ka rekord të mirë në penalti.

Po ashtu, edhe Ronaldo ka humbur disa penalti dhe në videon më poshtë mund të shihni sulmuesin portugez në vitin 2013 kur dështon me goditjen e tij. Megjithatë, superylli lëndoi portierin Willy Cabellero me këtë goditje, diçka sigurisht e padëgjuar më parë.

Në një ndeshje ndërmjet Real Madridit dhe Malagas, Ronaldo goditi topin nga pika e bardhë në mes të portës dhe Cabellero e shpëtoi atë duke e goditur me këmbë.

Por, diçka e tillë i kushtoi portierit i cili pas vetëm disa minutave filloi të ndiente dhimbje.

Shikoni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button