Të paktën 18 të plagosur gjatë sulmit ndaj automjetit policor në Turqi

Të paktën 18 persona janë plagosur pasdite gjatë një sulmi me bombë ndaj automjetit të policisë turke në qytetin Mersin në pjesën jugore të Turqisë.

Siç bëri të ditur zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag, prej 18 të plagosurve gjatë shpërthimit, madje 17 janë nëpunës policorë, transmeton MIA.

Sipas Bozdagut, rezultatet e deritanishme të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Kryebashkiaku i Mersinit, Burhanetin Koxhamaz deklaroi se sulmi ka ndodhur ndaj autobusit të policisë në njërën nga rrugët kryesore në qytet, në afërsi të selisë së guvernatorit të qarkut.

Sipas tij, personat e plagosur gjatë sulmit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta “Miliet” publikoi se bomba ka qenë e vendosur në motoçikletë dhe ka qenë e aktivizuar me telekomandues në momentin kur afër saj ka kaluar autobusi policorë. Disa media turke paraprakisht lajmëruan se bomba ndodhej në një kontejnerë për mbeturina.

Menjëherë pas incidentit forcat policore e kanë bllokuar rajonin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur automjete të ambulancës dhe zjarrfikëse.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e bombës. Paraprakisht, përgjegjësinë për sulmet me bombë në Turqi e kanë marrë grupi Shteti Islamik (SHI) apo Partia Punëtore Kurde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button