BERZH: Anulimi i “Brexit”, pozitiv për Britaninë

Në kohën kur negocitatat për “Brexit” dhe i gjithë procesi i largimit të Britanisë nga BE-ja kanë hyrë në një rrugë të panjohur, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BERZH) përpiqet të nxisë ata që duan qëndrimin, duke thënë se kthimi i “Brexit” do të rriste ekonominë e ishullit, transmeton Top Channel. 

Sipas BERZH-it, nëse zhvillohet një referendum i ri, apo nëse qeveria britanike ndryshon rrugën e saj duke qëndruar në BE, impakti pozitiv mbi rritjen e ekonomisë britanike do të ishte i madh.

Por BERZH nuk harroi gjithashtu të paralajmëronte se, nëse BE-ja nuk arrin marrëveshje me Londrën, për Britaninë do të kishte ndalim investimesh, ulje të vlerës së stërlinës dhe reduktim të besimit financiar.

BERZH thotë se është i vështirë të parashikohet rezultati i negociatave për “Brexit”, ndërsa konfirmon se është shumë e qartë se çfarë do të ndodhë, nëse Britania qëndron në BE.

Në raportin e BERZH-it shkruhet se rritja e produktivitetit britanik ka mbetur në vend, ende pa dalë nga BE-ja, ndaj dhe e ardhmja jashtë unionit nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sipas BERZH-it, zhvlerësimi e stërlinës dhe ndalimi i investimeve të huaja do të rrisë tej mase presionin mbi çmimet, duke ulur edhe konsumin privat. Megjithatë, BERZH këshillon Londrën që raportet e ardhshme me BE-në të jenë të ngushta, në çdo kuadër, sigurisht me theksin në atë ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button