Boksieri Asani ëndërron të bëhet kampion bote

Sportistët shqiptarë të cilët po zhvillojnë aktivitete e tyre gjithandej nëpër botë, jo rrallë herë kanë shënuar rezultate të mëdha, duke dëshmuar se ata janë ambasadorët më të mirë të kombit.

I tilli është rasti edhe me sportistin shkupjan, i cili po bën karrierë në sportet luftarake jashtë vendit. Fjala është për djaloshin 23 vjeçar, Mërgim Asani, i cili jeton dhe vepron në qytetin e Vjenës së Austrisë.

Asani karrierën e ka filluar me kik-boks në moshën 12 vjeçare, kurse më pas vazhdoi në boks. “Gjithmonë kisha dëshirë që të merrem me sporte luftarake, andaj edhe u regjistrova me një klub këtu në Vjen ku trajner ishte Franz Haberl. Ai pa talentin tim dhe pas 1 viti e gjysmë më futi në ring. Fillimi i karrierës ka qen pak i vështir, sepse isha i ri dhe në anën tjetër problem ishte edhe ana financiare. Ndeshjen e parë e pata të vështirë sepse nuk dija me kë do dal të përballem, kjo më bëri një dekoncentrim e që në fund rezultoi ta humbas ndeshjen e parë”, thotë Asani, duke shtuar se në vitin 2012 ishte pjesëmarrës në një turneun MuayThai-Rules (luftë me bërryl), ku edhe arriti të bëhet kampion.

“Kam shumë ndeshje në kik-boks dhe boks, ndërsa synimi im është që një ditë të bëhem kampion bote në versione të ndryshme si dhe ta ngrejë flamurin kombëtar lartë”, thotë djaloshi shkupjan.

Ndeshjen e radhës në boks Mërgimi do ta ketë më 20.10.2017 në Pottendorf dhe për këtë po zhvillon përgatitjet intensive.
“Momentalisht jam i koncentruar vetëm për ndeshjen e radhës, ku për kundërshtar kam boshnjakun Mirsad Husiq. Po bëj përgatitjet intensive me trajnerët e mi dhe kam edhe spraing luftëra që deri më tani pas shkon gjithçka sipas planit. Besoj në fitore dhe shpresoj se do t’ia arrij”, deklaroi Mërgim Asani.
Në pyetjen tonë se si e kanë pritur familja që ai merret me sporte luftarake, Mërgimi shkurt tha se shumë vështiri e ka pasur të bind nënën e tij që ti shikoj ndeshjet e tija, kurse babi dhe vëllai e përkrahin në çdo moment. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button