Aleanca për Shqiptarët dhe TMRO parashtruan ankesa deri te KSHZ-ja

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 15:30 nga një ankesë për procedurën e votimit, grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve për raundin e parë të zgjedhjeve lokale kanë parashtruar Aleanca për Shqiptarët dhe TMRO.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, Aleanca për Shqiptarët në ankesën kërkon prishjen e votimit në një vendvotim në Gostivar, TMRO, ndërkaq, në ankesën kërkon prishjen e votimit në të gjitha vendvotimet në Qytetin e Shkupit duke shprehur dyshim në punën e administratës zgjedhore.

Deri te KSHZ paraprakisht ishin parashtruar 48 ankesa nga qytetarë për mbrojtjen e të drejtës së votës.

Afatet për parashtrimin e ankesave për raundin e parë nga zgjedhjet lokale përfundojnë sonte në orën 19:00 gjegjësisht deri në orën 24:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button