fbpx

QMK me aktivitet për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore në nivel shkollor

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) po zbaton projektin për krijimin e një bashkësie të rëndësishme për arsim në fushën e zvogëlimit të rreziqeve nga katastrofat (faktori natyror dhe njeriu) përmes investimeve në shkolla që nxënësit të arrijnë aftësi për vetë-ndihmë dhe ndihmë të ndërsjellët.

“Qëllimi i QMK-së është që nëpërmjet ligjëratave, nxënësit të mësohen, gjegjësisht të trajnohen me aftësi për mbrojtje, në raste të katastrofave natyrore, por edhe nga faktori njeri. Shpresojmë që sado pak të kontribuojmë që nxënësit t’i përfitojnë njohuritë elementare për vetëmbrojtje apo për vetë-ndihmë”, thonë nga QMK, duke shtuar se metodat e trajnimit janë të marra nga shembulli japonez.

QMK deri më tani ka mbajtur ligjërata gjithsej në 5 shkolla fillore të rrethit të Shkupit, ndërkaq pritet që e njëjta të vazhdojë edhe në shkolla tjera.

viber image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button