Tramp: T’i jepet fund hetimit për lidhjet me Rusinë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp kërkoi ndërprerje të hetimeve për lidhjet e njerëzve nga shtabi i tij zgjedhor me Rusinë, që në mënyrë të ndarë i zhvillojnë hulumtuesi special Robert Maler dhe komisionet në dy dhomat e Kongresit.

“Tërë puna me Rusinë është një shprehje për humbjen e demokratëve në zgjedhje. Absolutisht nuk kishte lidhje sekrete me Rusinë. Kjo duhet të përfundojë, sepse njerëzit janë lodhur nga kjo”, deklaroi Tramp.

Ai në konferencë për shtyp, të cilën e mbajti së bashku me liderin e shumicës republikane në Senat, Miç Mekonel, paralajmëroi se ata do të punojnë së bashku në reformën për sistemin tatimor, që është qëllim afatgjatë i Partisë Republikane.

Trampi tha se marrëdhëniet me Mekonel janë të mira edhe krahas informacioneve paraprake se kjo nuk është ashtu.

“Tani jemi më të afërt se ndonjëherë më parë”, deklaroi Tramp, duke shtuar se lidhja e tij me liderin republikan është e jashtëzakonshme, edhe pse në gusht ashpër e kritikoi sepse nuk arriti të fitojë masë me të cilën do të hiqet Ligji për mbrojtje shëndetësore të njohur si Obamaker.

Mekonel u pajtua me qëndrimet e Trampit dhe vlerësoi se presidenti amerikan ka “pritje të tepruara për shpejtësinë e Kongresit”.

“Në të kundërtën e asaj që disa prej jush njoftuan, ne tërësisht pajtohemi duke e pasur parasysh agjendën për përparimin e Amerikës”, tha Mekonel.

Duke folur për rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale, Hilari Klinton, Tramp e ftoi të kandidohet sërish në vitin 2020 dhe vlerësoi se akuzat për sulmet seksuale të dhëna kundër tij në vitet paraprake “janë lajme të rreme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button