Tre të vdekur gjatë shtënies me armë mbi një shkolle hebreje në Francë

Së paku tre persona humbën jetën gjatë shtënies me armë zjarri para një shkolle hebreje në Francë, kumtoi policia, ndërsa sipas deklaratave të dëshmitarëve në mesin e të vrarëve ka dy fëmijë.

Personi i armatosur i cili hapi zjarr është arratisur me motorçikletë, ndërsa policia nuk përjashton mundësinë se bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili javën e kaluar vrau tre ushtarë në Tolluz dhe Montoban, i cili ende është në arrati.

Policia thekson se armën të cilën e ka përdorur sulmuesi gjatë sulmit mbi shkollën hebreje është e arma e njëjtë të cilën e ka përdorur sulmuesi gjatë shtënies mbi ushtarët.

Burime të afërta ne policinë theksojnë se sulmuesi ka shtënë sot në mëngjes mbi një grup prej katër deri në pesë persona dhe se është vrarë një fëmijë dhe një prind, ndërsa dy fëmijë janë plagosur rëndë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme menjëherë urdhëroi përforcimin e sigurimit nëpër të gjitha shkollat hebreje në vend, ndërsa pritet që brenda ditës të mbërrijë në Tolluz.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button