15 505, SOS linjë e re telefonike në mbrojtje të fëmijëve nga pedofilët

Ministria e punës dhe politikës sociale prezantoi linjën e re 15 505, në të cilën të gjithë qytetarët do të mund të paraqesin fëmijët në rrugë dhe me rrezik social, personat e pastrehë, të hendikepuarit dhe të moshuarit në rrezik. 

Ministri Spiro Ristovski gjatë prezantimit të linjës ftoi të gjithë qytetarët të cilët vërejnë ndonjë fëmijë në rrugë dhe për të cilin ekziston dyshim se është eksponuar nga ana e grupeve me moshë më të rritur, të alarmojnë në linjën SOS 15 505. 

‘Me një thirrje telefonike ju shpëtoni mijëra fëmijë të cilët pa dëshirën e tyre janë në rrugë në vend se të jenë në ambient të ngrohtë shtëpiak ose në bankat shkollore. Me një thirje telefonike do të zgjojmë me mijëra prindër të cilët me qëllim i lënë pas dore fëmijët e tyre. Me një thirje telefonike do të shpëtojmë shumë fëmijë të cilët gjenden në rrezik social duke përdorur alkohol, drogë dhe cigare’, tha Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.

SOS linja telefonike do të jetë e hapur 24 orë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button