Takim mes krerëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, janë marrë vesh për bashkëpunim

Ashtu si që e lajmëruan më herët krerët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari janë takuar me ata të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi. Temë të bisedës e kanë bashkëpunimin për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen më 29 tetor 2017.

Siç mëson Portalb.mk, nga burime të Lëvizjes Besa, marrëveshja është arritur, ndërkaq do të zbardhen nesër në konferencë të përbashkët për shtyp mes dy partive.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA do të garojnë kundër Bashkimit Demokratik për Integrim në disa komuna. Aleanca në 5 komuna, BESA në 7 komuna. Këto dy parti janë ulur të bashkëpunojnë për të ngadhënjyer ndaj BDI-së.

LEXO: Zgjedhjet lokale, këto janë rezultatet nga 100% procesuimi i vendvotimeve (FOTO)

Janë zgjedhje lokale, natyrisht që rezultatet e raundit të parë diktojnë dhe bisedimet që duhet bërë për raundin e dytë. Me këto fjalë u përgjigj lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kandidat për kryetar të Strugës, në pyetjen se a do të ketë bashkëpunim me partinë Lëvizja Besa në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

“Sovrani foli më 15 tetor dhe ne natyrisht që veprimet tona politike do ti kemi të bazuara në bazë të mesazhit që dha sovrani. Presim votat e qytetarëve në raundin e dytë, subjektet politike vetëm se do të japin kontributin në lidhje me këto pritshmëri që i kemi si subjekt politik” tha ai.

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Lëvizjes BESA, Billall Kasami i pyetur në lidhje me koalicionimet e mundshmet për rrethinë e dytë tha se sot do të zhvilloj një bisedë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Sot do të komunikoj edhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selën, që të fillojmë bisedimet dhe t’i konkretizojmë mundësitë e bashkëpunimit për balotazh që në të gjithë ato komuna ku ne shkojmë të mund të maksimizojmë rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Kasami pas takimit me Ramën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button