fbpx

Tearcë, Elezi: Ka pasur shitje votash dhe kërcënim të votuesve, disponimi i qytetarëve është të ketë ndryshime

Kandidati për kryetar komune të Tearcës nga radhët e Lëvizjes BESA, Almir Elezi, ka kaluar rrethin e parë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor të këtij viti, ndërkaq në rrethin e dytë do ta ketë përballë kandidatin e BDI-së, Isen Asanin. Elezi në një deklaratë për Portalb.mk, deklaroi se procesi zgjedhor nuk ka qenë ashtu siç duhet pasi që ka qenë i pranishëm fenomeni i frikësimit të votuesve dhe shitjes së votës, njofton Portalb.mk.

“Procesi zgjedhor ka pasur deformitetet e veta, fenomenet e shitjes së votës dhe i frikësimit të votuesve kanë qenë shumë të theksuar në komunën tonë. Ushtarët partiak të BDI-së, vazhdimisht kanë qenë në terren duke i frikësuar votuesit dhe duke nxjerrë lloj-lloj muhabetesh, megjithatë ndonjë parregullsi e madhe nuk është vërejtur në Komunën e Tearcës”, tha Elezi.

Ai shtoi se janë të kënaqur me rezultatin, ndërkaq presin që në rrethin e dytë që të bashkëpunojnë me partitë tjera.

“Jemi të kënaqur me rezultatin dhe fakti se 3.000 vota shqiptare opozitare janë në lojë, na bën që të jemi të bindur se disponimi i qytetarëve është që të ketë ndryshime. Në rrethin e dytë presim të bëhet bashkëpunim dhe në rrethin e dytë presim që të bëhen ndryshimet”, tha Elezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button