Zhelinë, Sjejdiu: Kemi fituar më shumë këshilltarë prej të gjithëve, vazhdojmë garën për kryetar komune

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka kaluar rrethin e parë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor, ndërkaq tani si kundërkandidat do ta ketë kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairi. Sejdiu në një deklaratë për Portalb.mk, ka thënë se procesi zgjedhor kryesisht ka qenë i rregullt, ndërkaq presin bashkëpunim në rrethin e dytë me partitë opozitare, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka pasur ndonjë vërejtje për procesin zgjedhor nga komisionarët apo vëzhguesit që i kemi dërguar në vendvotime, derisa nuk ka pasur atëherë mendoj se ka qenë qetë dhe gjithçka në rregull. Jemi të kënaqur me rezultatin nga zgjedhjet lokale, normalisht kemi pritur më shumë vota për kandidatin për kryetar të komunës, por ne jemi të vetëdijshëm se ata vota janë shpërndarë në partitë tjera Aleancë dhe PDSH, me rëndësi është që ne kemi fituar më shumë këshilltarë prej të gjitha partive në Këshillin e komunave, gjegjësisht 9 këshilltarë, ndërkaq BDI 8 dhe Aleanca dhe PDSH nga 1, tani vazhdojmë me garën për kryetarin e Komunës”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se në rrethin e dytë presin që të kenë bashkëpunime me partitë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button