Studeniçan, Sadiku: Marrëveshje nuk kam, por pres përkrahje nga LSDM në rrethin e dytë

Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku e ka kaluar rrethin e parë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor, ndërkaq tani në rrethin e dytë do të përballet me kandidatin e Lëvizjes BESA, Rexhep Memedin. Sadiku në një deklaratë për Portalb.mk, tha se zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë demokratike, ndërkaq pret që të fitojë në rrethin e dytë me përkrahje nga kandidati i LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet në Komunën e Studeniçanit kanë rrjedhur në mënyrë demokratike, s’ka pasur parregullsi apo incidente, unë personalisht si kandidat i PDSH-së jam shumë i kënaqur me rezultatin pasi që kemi marr rezultat shumë të mirë, unë bindshëm udhëheq prej të gjithë kandidatëve të tjerë, ndërkaq prithshmëritë e mia janë se ky rezultat edhe më tutje do të thellohet sepse problem e kemi pasur që kundërkandidati që ka qenë nga ana e BDI-së është prej partisë që vjen në pushtet dhe kanë pasur mekanizmat për të premtuar gjithçka që është e lidhur me pushtetin, por ja që tani ka mbetur që ta kem kundërkandidat të vetëm të Lëvizjes BESA”, tha Sadiku.

Ai shtoi më tej se të gjitha vendbanimet e Karshiakës do të vazhdojnë ta përkrahin në bazë të punës që ka bërë, ndërkaq edhe pse s’ka marrëveshje me parti politike, ai shpreson se kandidati i LSDM-së, do ta përkrah.

“Shpresoj se edhe më tutje do ta vlerësojë dhe do ta përkrah kandidaturën time  që të vazhdojë, pasi që kam dhënë maksimumin, duke e përmirësuar dukshëm gjendjen e infrastrukturës në Karshiakë, unë mendoj se nuk kam konkurrencë në rrethin e dytë. Për në rrethin e dytë marrëveshje nuk kam, mirëpo me siguri kandidati i LSDM-së duhet të më përkrah pasi që vjen nga vendbanimeve të malësisë ku kam bërë shumë punë. Deri më tani askush s’është deklaruar se kë do ta përkrahin, por unë pres nga popullata që të më përkrahin”, tha Sadiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button