Dehari për Portalb: Fitoren time në Kërçovë e vulosën kurbetqarët (VIDEO)

Kryetari i ardhshëm i Kërçovës, Fatmir Dehari i cili në zgjedhjet e 15 tetorit gëzoi fitoren më të madhe në nivel republikan, duke marrë 60.36% të përkrahjes së kërçovarëve, duke e vlerësuar ditën e diel si ditë festive për të gjithë kërçovarët, si ditë ku edhe njëherë u dëshmua pjekuri demokratike dhe politike, për Portalb.mk tha se fitoren e tij e vulosi vota e mërgimtarëve.

Pas fitores, Dehari iu rikthye dje punës.

Fatmir Dehari në zyrë“Mërgimtarët kërçovarë janë shpresa edhe për tërë Maqedoninë, sepse vetëm ardhja e tyre një herë në vit do të thotë kontribut i madh për ekonominë e komunës dhe shtetit në përgjithësi. Mos të harrojmë se duhet t’i kthehemi historisë, në të dhënat ku thuhet se kurbetqarët kanë qenë udhëheqësit e proceseve më të mëdha për shqiptarët gjë e cila u dëshmua edhe në dy momentet, si në atë të vitit 2013 tash edhe në atë të 2017-s, ku fitoren e Kërçovës e vulosi vota e shenjtë e kurbetqarëve”, tha Dehari.

Meqë sipas Fatmir Deharit fitorja e tij u vulos nga mërgimtarët, ai premtoi se politikën ndaj tyre, e cila kryesish lidhet me llogaridhënien dhe kujdesin ndaj tyre, do të vazhdojë ta zbatojë edhe në mandatin e ardhshëm.

“Unë sa kam qenë kryetar, komunën e kam udhëhequr në bashkëpunim me mërgatën kërçovare dhe ashtu do të vazhdoj edhe në mandatin e ri. Në çdo sferë dhe problem të tyre, ndonjëherë edhe i paftuar, kam qenë në mesin e kurbetqarëve për të dhënë llogari para tyre, për të marrë ide që të bashkqeverisi me ata. Tashmë kemi krijuar një kulturë pune, po me të njëjtën kulturë do të vazhdojmë edhe për katër vitet e ardhshme, kulturë kjo që do të bëhet duke iu dhënë llogari kurbetqarëve për punën e bërë”, tha për Portalb.mk, Dehari.

Kryetari i ardhshëm i Kërçovës fitoren e ardhshme nuk e sheh vetëm si krenari dhe triumf të demokracisë por marrje e përgjegjësisë që të nis realizimin e projekteve të premtuara.

“Fitorja e së dielës për mua është krenari për respektin që më bënë për katërvjeçarin e kaluar por edhe është përgjegjësi e madhe meqë jam njëri nga kandidatët më të votuar në nivel republikan, gjë e cila e rrit nivelin e përgjegjësisë për bindjen që ne do të vazhdojmë të realizojmë projektet e premtuara”, tha për Portalb.mk, Dehari.

Krahas kushteve të mira atmosferike, Dehari ditën e diel e cilësoi si ditë festive, sepse edhe njëherë kërçovarët dëshmuan pjekurinë demokratike dhe politike, duke sjellë në krye të komunës edhe për një mandat shqiptarët.

Image may contain: 12 people, people smiling, crowd“Dita e diel ka qenë ditë e mirë, e bukur, me diel, që i ngjante një ditë festeje e që mbaroi me një festim të madh për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kërçovë. E rëndësishme është se qytetarët dëshmuan një nivel të lartë të demokracisë duke treguar pjekuri të lartë politike. Rezultati i së dielës është dëshmi se qytetarët vlrësuan mundin dhe punën për shërbimet që janë ofruar katër vitet e kaluara. Të dielën vulosëm fitoren duke mundësuar që katër vitet e ardhshme të vazhdoj po me të njëjtin vullnet, me të njëjtin vizion për një komunë që ofron shërbime cilësore për një jetë shumë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kërçovës”, tha Dehari.

Përndryshe, Fatmir Dehari si kandidati i vetëm shqiptarë ka fituar 17.116 vota apo 60.36%, kurse kundërshtari i tij nga blloku maqedonas, Vllatko Sajkoski i VMRO-DPMNE-së mori 9.563 vota apo 33.72%.

Ndryshe, komuna e Kërçovës është e vetmja që në rrethin e parë zgjedhor siguroi kryetar nga radhët e partive shqiptare, fitore kjo që erdhi edhe me mbështejtjen e partive shqiptare oponente të Bashkimi Demokratik për Integrim, nga e cila vje Fatmir Dehari dhe përkrahjes së partisë maqedonase qeverisëse, Lidhjes Social Demokrate të Maqdeonisë. Nga ana tjetër, në bllokun politik Maqedonas, në rrethin e parë, LSDM-ja ka fituar 37 komuna, ndërkaq VMRO-DPMNE tri. LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në rrethin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë komuna, BDI dhe BESA në 7 komuna.

1111

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button