Zhelinë, Fatmir Izairi: Në rrethin e dytë s’kemi me kë të bashkëpunojmë

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi, e ka kaluar rrethin e parë dhe tani në rrethin e dytë do të përballet me kandidatin e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu. Izairi në një deklaratë për Portalb.mk, tha se zgjedhjet kanë qenë kryesisht të lira, ndërkaq nuk pret bashkëpunim me partitë tjera, pasi që veçmë ata opozitare i kanë bërë marrëveshjet, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira, fer dhe demokratike. Ka pasur disa incidente, ndër to mund të ceket në një vendvotim ku bartësi i listës së Lëvizjes BESA ka  qëndruar prej më 1 deri më 4-5 në hapësirat e shkollës ku është kryer procesin zgjedhor. Sa i përket ndikit te votuesit, ka individ që shprehen se ka pasur, megjithatë në vendvotime gjithçka ka qenë në rregull”, tha Iziairi.

Në lidhje me atë se sa janë të kënaqur me rezultatin, ai tha se votat që i kanë pasur në vitet 2009 dhe 2013, të njëjtat kanë arritur t’i marrin edhe në këto zgjedhje, ndërkaq për atë se a do të bashkëpunojnë me partitë tjera në rrethin e dytë, ai tha se “nuk kanë marrëveshje pasi që një pjesë bukur e madhe opozitës i ka bërë mes vete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button