Enver Pajaziti: Jam kandidati i vetëm shqiptar në Bërvenicë, pres përkrahje

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, ka kaluar rrethin e parë zgjedhor, ndërkaq në rrethin e dytë do ta ketë përballë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojan Todoroskin. Në një deklaratë për Portalb.mk, Pajaziti tha se procesi zgjedhor ka qenë në rregull, ndërkaq pret që shqiptarët ta përkrahin në rrethin e dytë, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet kanë qenë fer dhe në mënyrë demokratike, përveç të rasteve normale apo fenomeneve të zakonshme që ndodhin ku mundohet dikush të prish rendin, por në përgjithësi ka qenë mirë, incidente s’ka pasur. Rezultati është i mirë, unë jam i kënaqur nga rezultati, edhe votuesit kanë dalë në numër, sipas vlerësimeve të mia gjithçka ka qenë në rregull”, tha Pajaziti.

Në lidhje me përkrahjen në rrethin e dytë, ai tha se pret që të gjithë shqiptarët që ta përkrahin pasi që është kandidati i vetëm shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button