Bakiu: Aktivistët e BESËS janë kërcënuar, në rrethin e dytë presim bashkëpunim me opozitën

Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu ka kaluar në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor, ndërkaq si kundërkandidatë do ta ketë kandidatin e BDI-së, Blerim Bexhetin. Bakiu, në një dekaratë për Portalb.mk, e ka komentuar procesin zgjedhor dhe pritshmëritë e tyre, ndërkaq gjithashtu ka përmendur edhe disa raste ku sipas tij, gjatë procesit janë bërë presione, njofton Portalb.mk.

“Fushata ka qenë në rregull, me përjashtim të presioneve dhe kërcënimin ndaj meje dhe aktivistëve. Gjatë procesit të votimit si parti dhe shtab kemi kërkuar nga policia që të jetë më vigjilente, fatkeqësisht kemi pasur presione gjatë ditës së zgjedhjeve edhe ndaj vëzhguesve, por edhe ndaj votuesve. Policia herë pas herë është përgjigjur, herë pas herë jo. Ka pasur raste kur në disa vende vëzhguesit janë kërcënuar dhe kanë kërkuar intervenim të policisë, por krerët e komisionit kanë qenë nga partia në pushtet, pra BDI, dhe ata nuk e kanë thirr policinë”, tha Bakiu.

Ai tha se rezultati nuk është në përputhje me pritjet e tyre, megjithatë është i mjaftueshëm për të kaluar në rrethin e dytë zgjedhor.

“Në rrethin e dytë presim që të kemi bashkëpunim me partitë tjera opozitare, policia të bëjë mbikëqyrjen me mirë edhe të procesit, por edhe të fenomeneve që ndodhin para zgjedhjeve dhe blerjes së votave. Dëshirojmë që zgjedhjen të lira dhe bashkë me opozitën do të kemi një shumicë me çka mund të fitohen zgjedhjet”, tha Bakiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button