Ruzhdi Lata nuk është i kënaqur me rezultatin në Dibër: Prita më shumë

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, do të jetë në balotazh me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët Arben Agolli. Ai në një deklaratë për Portalb.mk, ka komentuar procesin zgjedhor dhe pritshmëritë e tij për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën më 15 tetor. Sipas Latës, procesi ka qenë në rregull, ndërkaq nuk ka qenë mjaft i kënaqur me rezultatin, njofton Portalb.mk.

“Procesi zgjedhor ka qenë demokratik, i lirë, rezultati është ai që është. Procesi ka përfunduar me sukses. Nuk jemi të kënaqur nga rezultati, kam pritur më shumë”, tha shkurt Lata.

Në pyetjen nëse do të bashkëpunojnë me ndonjë parti tjetër politike në rrethin e dytë, Lata tha se nuk kanë marrëveshje me askënd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button