VMRO-DPMNE me një deputet më pak në Kuvendin e Maqedonisë (FOTO)

Deputeti i partisë GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Çedomir Sazdovski, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, se do të punojë si deputet i pavarur, njofton Portalb.mk.

Sazhdov dhe Pançe Minov kanë qenë dy deputetë nga GROM në Kuvend, në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Minov është koordinator i grupit të gjashtë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq Sazdovski ishte zëvendës.

Sazdovski ishte anëtar i LSDM-së përpara se t’i bashkohet partisë GROM të Stevçe Jakimovskit, në zgjedhjet lokale në vitin 2013, kur sikur Jakimovski i cili ishte anëtar i LSDM-së, u kandidua për kryetar të Komunës Karposh me ndihmën e partisë serbe të Dragisha Miletiq, ndërkaq më pas e ka formuar GROM-in.

Stevçe Jakimovski - Çedomir Sazdovski
Stevçe Jakimovski – Çedomir Sazdovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button