Dy separatistë katalanas në paraburgim

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonjës, përcjell REL.

Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonjës, dhe Jordi Cuixart, nga lëvizja Omnium, po hetohen për rebelim.

Ata shihen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit, për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.

Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm.

Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button