Tramp: Kuba ka përgjegjësi t’i ndërpresë sulmet ndaj diplomatëve amerikan

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se Kuba ka përgjegjësi që t’i ndërpresë sulmet ndaj diplomatëve amerikanë, të cilat ndikojnë në shëndetin e 22 përfaqësuesve në Kubë.

“Mendoj se Kuba është përgjegjëse, mendoj se bëhet fjalë për sulm shumë të pazakontë, por mendoj se Kuba është përgjegjëse”, tha presidenti amerikan në pyetjen nëse Kuba mund t’i ndërpres sulmet akustike ndaj amerikanëve, të cilët gjenden në mision diplomatik në ishull.

Për shkak të sulmeve të pazakonta akustike, të paktën 22 të punësuar në ambasadat amerikane në Havanë dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë probleme shëndetësore të cilat i konfirmuan mjekët, për ç’arsye shumica u kthyen në SHBA për trajtim. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button