fbpx

Vritet gazetarja që zbuloi skandalet e “Panama Papers”

Një gazetare nga Malta shkrimet e së cilës për “Panama Papers” i paraprinë hetimeve për korrupsion, është vrarë nga shpërthimi i një bombe në makinën e saj, afër shtëpisë, transmeton Shenja. Gazetarja e quajtur Daphne Caruana Galizia ka vdekur në pasditen e së hënës, pasi makina e saj, një Peugeot 108, është shkatërruar nga një pajisje shpërthyese, e cila e ka copëtuar veturën dhe i ka shpërndarë pjesët e saj në një fushë aty pranë.

Mediat e huaja raportojnë se shkrimet e saj kanë joshur më shumë lexues sesa të gjitha gazetat e vendit bashkë, ka raportuar për figurat udhëheqëse dhe ato të nëntokës në vendin më të vogël anëtar të Bashkimit Evropian. Shkrimet e saj më të fundit kanë goditur kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit. Asnjë grup apo individ deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj gazetares.

Daphne-Caruana-Galizia-601x337

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button